18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Zjarrvënia e qëllimshme shkatërron tërësisht xhaminë në Suedi

Më të lexuarat

Shefi i departamentit të zjarrfikësve, Ulf Jacobsen, tha se asnjë person nuk është lënduar nga flakët, për të shtuar se provat flasin për një zjarrvënie të qëllimshme

STOKHOLM (AA) – Një xhami në qytetin suedez Orebro është shkatërruar plotësisht si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i zjarrfikësve në Orebro ka mbërritur në vendin e ngjarjes në orën dy pas mesnate, sipas kohës lokale, mirëpo siç deklaroi shefi i departamentit, Ulf Jacobsen, në kohën e mbërritjes, xhamia kishte qenë e kapluar tërësisht nga flakët.

Jacobsen tha se asnjë person nuk është lënduar nga flakët, për të shtuar se provat flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.

Xhamia në Orebro ishte ndërtuar në vitin 2007 dhe ka pasur një kapacitet për 250 besimtarë. Ky është incidenti i dytë në një interval të shkurtër kohor, pasi më herët në muajin maj, si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme u dogj një pjesë e xhamisë shiite në Stokholm.

Një hulumtim i bërë nga Këshilli Islamik për Bashkëpunim në Suedi, ka zbuluar se gjatë vitit 2015, shtatë nga 10 xhamitë e Suedisë kanë qenë cak i sulmeve.

Suedia është një vend tërheqës për shumë emigrantë, me rreth 15 për qind të popullsisë së saj të lindur jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit