19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Politikani amerikan dënohet me burg për “dërgimin e fotografive të miturve”

Më të lexuarat

Gjykatësja e Gjykatës Federale Manhattana Denis L. Cote e shpalli fajtor Anthony Weiner (53) për shkak të dërgimit të fotografive të pahijshme të miturve, nën moshën 16-vjeçare dhe është dënuar me 21 muaj burg

NJU JORK (AA) – Ish-kongresmeni amerikan Anthony Weiner (53), favorit për kryebashkiak të Nju Jorkut në vitin 2013, është dënuar me 21 muaj burg për shkak të dërgimit të fotografive intime një vajzës së mitur 15 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësja e Gjykatës Federale Manhattana Denis L. Cote e shpalli fajtor për shkak të dërgimit të fotografive të pahijshme të miturve, nën moshën 16-vjeçare.

Pasi iu lexua aktvendimi, Weiner me duar fshehu fytyrën duke qarë. Bashkëshortja e tij, Huma Abedin, e cila tashmë ka ngritur procedurë divorci, nuk shkoi në gjykatë. Ndryshe, Anthony dhe Abedin janë prindër të një djali 5-vjeçar.

Weiner pretendohet se iu ka shkruar qindra grave të cilave u ka dërguar dhe ka pranuar mijëra mesazhe.

Pas skandalit të parë për shkak të dërgimit të mesazheve eksplicite në qershor të vitit 2013 dha dorëheqje në postin e përfaqësuesit në Kongres.

Publikisht kërkoi falje për shkak të cilës fitoi besimin e opinionit, dhe në vitin 2013 u bë favorit për kryebashkiak të Nju Jorkut.

Megjithatë, shpejt u zbuluan informacione të reja për dërgimin e mesazheve me përmbajtje të pahijshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit