18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

KS-OKB do të mblidhet përsëri për Arakanin

Më të lexuarat

Në mbledhje sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do t’i informojë shtetet anëtare të KS-OKB-së për gjendjen në Arakan

OKB (AA) –Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i cili u kritikua për mbajtjen e seancave të mbyllura lidhur me dhunën dhe masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, më 28 shtator do të mbajë seancë të hapur, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas deklaratës së përfaqësuesit të përhershëm të Britanisë së Madhe në OKB, Matthew Rycroft, se kanë kërkuar që KS-OKB të mblidhet përsëri për të diskutuar për incidentet e dhunës dhe gjendjen e muslimanëve të Arakanit, edhe me kërkesën e 6 shteteve të tjera është marrë vendimi për mbledhje.

KS-OKB kësaj here do t’i diskutojë incidentet e dhunës dhe masakrat në Arakan në seancë të hapur. Në mbledhje sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do t’i informojë shtetet anëtare të KS-OKB-së për gjendjen në Arakan.

Këshilli ishte mbledhur edhe dy herë më parë ku në rend të ditës ishte Arakani, por seancat e mbyllura kishin shkaktuar reagime të organizatave të shoqërive civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit