Zbardhet raporti i 25 korrikut, Zymberi u vra nga afërsia

0
44

Enver Zymberi nuk është vrarë nga snajperistët. Ai është qëlluar nga afër. Kjo bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i hartuar pak ditë pas ngjarjeve të 25 korrikut të vitit të kaluar, e të cilin e ka siguruar portali Dukagjini.com.
Në këtë raport, përshkruhet në detaje sulmi serbëve në eskortën e Policisë së Kosovës, ku morri plagët vdekjeprurëse heroi i Kosovës, Enver Zymberi.

Në dokument thuhet se me 26 Korrik në fshatin Varage ose Klisarica në Zubin Potok një kolonë e njësisë Mbështetëse operative ka qenë duke shkuar nga Mitrovica në drejtim të Pikës Kufitare në Bërnjak dhe pikërisht në fshatin Varage, kolona has në një bllokadë të rrugës nga 5 automjete civile, ku nga secila prej tyre kanë dalë nga katër-pesë persona, të cilët janë larguar pak nga rruga dhe nga pusia, ndërkohë persona të tjerë kishin filluar të shijnë me armë zjarri në drejtim të konvojit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Nga këto të shtëna fillimisht është plagosur rëndë dhe pas disa orëve ka ndërruar jetë, Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Të shtënat kishin zgjatur disa minuta ku edhe zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armët e tyre zyrtare për të zmbrapsur sulmin dhe kishin arritur të tërhiqeshin në drejtim të Mitrovicës.kohaislame