4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zaev: Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, prej sot jemi edhe plotësisht të integruar në NATO

Më të lexuarat

Kryeministri Zoran Zaev në prezencë të ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe të gjeneralit Simeon Trajkovski, sot priti komandantin e Komandës Supreme të Forcave Aleate të NATO-s për transformim, gjeneralin Filip Lavinj, pak para ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët, zyrtarisht rrumbullakohet procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës. Maqedonia e Veriut me përkushtim punoi në proceset që e mundësuan integrimin ushtarak, gjë që e bën vendin të qëndrojë krah për krahu me aleatët tanë në NATO.null

Kryeministri Zaev, ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska dhe gjenerali Lavinj, në takim biseduan edhe për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO si kontribut për stabilitet në rajon që garanton investime në shtet, por edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në takim u theksua se nënshkrimi ceremonial i deklaratës së përbashkët është demonstrim i nderit dhe krenarisë nga përkushtimi i të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit