12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

PSE GRATË QAJNË!!

Më të lexuarat

I biri e pyeti nënën: Pse po qan!

Iu përgjigj: Qaj ngase jam grua…

I biri i tha: Unë nuk po e kuptoj këtë!!

Nëna e përqafoi dhe i tha se ti këtë nuk do ta kuptosh asnjëherë…

I biri pastaj e pyeti prindin e vet: Pse qan nëna ime pa asnjë arsye?

Prindi iu përgjigj: Të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye…

I biri u rrit dhe u bë burrë dhe ende mbeti pa e ditë se pse qajnë gratë!!

Në fund e pyeti një dijetar të urtë: Pse qajnë gratë!!

Dijetari iu përgjigj: Kur Allahu e krijoi gruan, i bëri të ketë shpatulla shumë të forta, e ta bartë barrën e botës…

I bëri asaj të ketë krahë të butë, e të jep rehati…

I dha asaj fuqi të brendshme ta përballon lindjen e fëmijëve dhe ta përballojë refuzimin që ia bëjnë asaj kur ata të rriten…

I dha asaj qëndrueshmëri t’i përballojë vështirësitë e familjes dhe të përkujdeset për ta… dhe të mbetet e heshtur në kushtet më të vështira, edhe atë pa u ankuar fare…

Edhe atëherë kur të gjithë dështojnë dhe pikëllohen, ajo mbetet e heshtur…

I dha asaj dashuri ndaj fëmijëve të saj që nuk përfundon dhe ajo dashuri nuk ndryshon edhe nëse ata ia kthejnë me të keqe dhe i shkaktojnë asaj dhembje…

Dhe në fund…

I dha asaj lot, t’i rrjedhin kur ka nevojë dhe ta nxjerr barrën e kësaj përgjegjësie të madhe… që më vonë të mundet ta vazhdojë udhëtimin më tutje…

Kjo është pika e vetme e dobët e saj…

Prandaj, respektoni lotët e grave të botës… edhe nëse ato dalin pa asnjë sebep!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit