12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Yll futbolli dhe shembull përulësie, gjesti i Mane që po bën xhiron e botës

Më të lexuarat

Është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në futbollin botëror dhe i nominuar për Topin e Artë, por Sadio Mane vazhdon të tregojë se mbetet njeri i thjeshtë.

Një gjest i lojtarit të Liverpool, që nuk e kemi parë ta bëjë asnjë futbollist tjetër, i famshëm apo jo qoftë ai, po bën xhiron e botës.

Mane, pasi zbret nga autobusi ku po udhëtonin lojtarët e kombëtares së Senegalit, shikon punëtorin e ekipit që kishte shumë gjëra për të mbajtur në duar dhe menjëherë merr disa koli me ujë për ta ndihmuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Ec771NHi8Ps&feature=emb_title

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit