17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Xhihadisti online Australian i DAESH doli të ishte çifut nga Florida..

Më të lexuarat

FBI raportoi se kapi një burrë hebre në Florida i cili dyshohet se ishte duke vepruar si xhihadist, duke u përpjekur të shpërndajë udhëzime dhe informacione për të kryer sulme në SHBA dhe Australi.

Sipas një raporti nga AFP, Policia Federale Australiane fillimisht e mori njoftimin për njeriun në internet, por hetimet e tyre përcaktuan se personi përgjegjës për kërcënimet ishte në SHBA dhe rasti I kaloi FBI-së.

Ai ishte një 20-vjeçar nga Jacksonville i identifikuar nga mediat Fairfax si Joshua Ryne Goldberg, ai kishte postuar fotografi online të një bombe që ai kishte ndërtuar dhe i kishte vendosur emrin “Dëshmitari i Australisë”.

Llogaria është gjithashtu e dyshuar për një numër të mashtrimeve të tjera online, duke përfshirë edhe paraqitjen si një avokat australian i quajtur Josh Bornstein.

Në llogarinë e tij, Goldberg pretendonte se kishte “dy kg eksplozivësh të brendshëm” në një bombe të bërë në shtëpi. Ai u akuzua gjithashtu se kishte udhëzuar dikë se si të bënte një bombë me presion duke e mbushur me mbetjet metalike të zhytura në helmin e miut.

Ai u arrestua për shpërndarjen e informacioneve në lidhje me eksplozivë dhe pajisje destruktive për të lehtësuar një akt terrorist të mundshëm në Shtetet e Bashkuara”, tha Policia Federale Australiane në një deklaratë për AFP. Dënimi i tij mund të shkojë deri në 20 vite.
Burimi: Haaretz, Përktheu dhe përshtati KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit