17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vlera e pesë kohëve të namazit

Më të lexuarat

Përgatiti: Bahri Curri

Në lidhje me namazin Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:

“Namazi me të vërtetë të pengon nga imoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe.” (Ankebutë: 45)

Ebu Hurejre radijallahu anhu thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:

“Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndyrësi?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej kurrfarë ndyrësie”. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. Allahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet”.

Xhabiri radijallahu anhu thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

“Shembulli i pesë kohëve të namazit është sikurse një lumë i rrjedhshëm dhe i pastër para derës së njërit prej jush, në të cilin ai lahet pesë herë në ditë”.

Ibën Mes’udi radijallahu anhu tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë, dhe erdhi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që t’i tregojë (i penduar për atë mëkat). Atëherë Allahu e shpalli ajetin:

“Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija”. (Hud, 114).

Njeriu atëherë i tha Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Për mbarë Umetin tim!”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit