9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vendet më të korruptuara në botë: Somalia më së keqi, Danimarka më së miri, për SHBA-në “alarm i kuq” – ja ku gjendet Kosova (Foto)

Më të lexuarat

Somalia është vendi më i korruptuar në botë, Danimarka më së paku, ndërsa rezultati i rënies së Amerikës në listë është një ‘alarm i kuq’, sipas një mbikëqyrësi global të korrupsionit.

Sipas mediave të huaja, Transparency International ka vënë theksin sidomos mbi Shtetet e Bashkuara në Indeksin e tyre të Perceptimit të Korrupsionit për 2018, ku Amerika u rrëzua nga lista e 20 më të “pastërve”.

Po sipas tyre, Amerika e presidentit Donald Trump humbi katër pikë dhe u largua nga vendet më pak të korruptuara për herë të parë që nga viti 2011.

Zoe Reiter, përfaqësuesi i ngarkuar për mbikëqyrje të SHBA-së, ka thënë se ata kishin shqetësime serioze rreth administratës së Donald Trumpit, por se korrupsioni kishte qenë një problem në rritje për vite me radhë.

“Trump është një simptomë, jo një shkak. Presidenca e tij po ndriçon disa nga problemet”, ka thënë ai.

Ndërsa sipas hulumtimit, më të përmirësuara në listë janë Estonia, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Guajana.

Somalia u vlerësua si më e korruptuara me 10 pikë, e ndjekur nga Siria, Sudani Jugor, Jemeni, Koreja e Veriut, Sudani, Guinea Bisau, Guinea Ekuatoriale, Afganistani dhe Libia.

Ndër vendet në të cilat janë përmendur në këtë listë të vendeve më të korruptuara në botë gjenden edhe Kosova e Shqipëria.

Sipas një grafike të publikuar, Kosova ka 37 pikë, përkatësisht ndanë vendin e 93-të me disa vendet tjera, ndërsa Shqipëria me 36 pikë përkatësisht ndanë vendin e vendin e 99-të me disa vende tjera.

Ndërsa sa i përket Maqedonisë, ky vend listohet diku “në mes” të Kosovës dhe Shqipërisë.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit tregoi më shumë se dy të tretat e vendeve që shënuan nën 50 pikë, në shkallën e saj ku 100 pikë është “shumë e pastër” dhe zero është “shumë e korruptuar”.

Po sipas hulumtimit, demokracitë e plota shënojnë një mesatare prej 75 pikësh në indeksin e korrupsionit, demokracitë me të meta ishin mesatarisht 49 pikë, dhe regjimet autokratike mesatarisht 30 pikë.

Vlerësimet pasqyrojnë “përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike, si dhe një hapësirë të shpejtë të ngushtimit për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura”, tha organizata.

“Hulumtimi ynë bën një lidhje të qartë midis një demokracie të shëndetshme dhe që lufton me sukses korrupsionin në sektorin publik”, ka thënë Delia Ferreira Rubio, kreu i Transparencës.

Indeksi bëhet e ditur se është llogaritur duke përdorur 13 burime të ndryshme të të dhënave që ofrojnë perceptimet e korrupsionit në sektorin publik nga njerëzit e biznesit dhe ekspertët e vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit