Veçantitë dhe nderimet e Profetit Muhamed ﷺ në Kuranin Famëlartë, krahasuar me profetët e tjerë, veçanërisht me Musain (a.s):
Ndalesa me virtytet dhe nderimet që i janë dhënë Profetit Muhamed ﷺ në Kuran:
Allahu i Lartësuar thotë në suren Taha, drejtuar Musait (a.s):
“U nxitova drejt Teje, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.”
(Taha, 84)
Musai kërkon kënaqësinë e Zotit të botëve…
Ndërsa Allahu i thotë Profetit Muhamed ﷺ në suren Ed-Duha:
“Dhe së shpejti Zoti yt do të të japë, e ti do të jesh i kënaqur.”
(Ed-Duha, 5)
Pra, atij iu garantua kënaqësia pa qenë nevoja ta kërkojë…
⸻
Musai në suren Taha i lutet Allahut:
“O Zoti im, zgjeroje gjoksin tim.” (Taha, 25)
Ndërsa Allahu i thotë të Dërguarit ﷺ në suren Esh-Sharh:
“A nuk ta kemi zgjeruar gjoksin?” (Esh-Sharh, 1)
– Një pyetje pohuese, që do të thotë: “Pa dyshim që ta kemi zgjeruar.”
⸻
Musai thotë:
“Dhe ma lehtëso çështjen time.” (Taha, 26)
Ndërsa Allahu i thotë të Dërguarit ﷺ:
“Dhe Ne do të ta bëjmë të lehtë rrugën më të lehtë.”
(El-A‘la, 8)
⸻
Musai lutet dhe kërkon…
Ndërsa ndaj Profetit Muhamed ﷺ Allahu tregon mirësitë që ia ka dhënë.
Musai thotë:
“Zgjidhe nyjën nga gjuha ime.” (Taha, 27)
Ndërsa Profeti ﷺ ka thënë:
“Mua më është dhënë përmbledhja e fjalëve.”
(= aftësia për të thënë shumë me pak fjalë).
⸻
Allahu i Lartësuar për Musain thotë:
“Unë hodha mbi ty dashurinë Time dhe të përgatita nën vëzhgimin Tim.” (Taha, 39)
Ndërsa për të Dërguarin ﷺ, Allahu thotë në suren Et-Tur:
“Ti je nën sytë Tanë, dhe madhëroje Zotin tënd kur ngrihesh.” (Et-Tur, 48)
⸻
Kur engjëjt erdhën për të ndëshkuar popullin e Lutit, Ibrahimi tha:
“Po aty është Luti!”
Engjëjt u përgjigjën:
“Ne e dimë më së miri kush është aty. Do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij…”
(El-Ankebut, 32-33)
Pra, u shpëtua vetëm Luti dhe familja e tij.
Ndërsa për Profetin Muhamed ﷺ, Allahu thotë:
“Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata ndërsa ti gjendesh mes tyre…”(El-Enfal, 33)
Prania e tij ishte vetë mëshirë për umetin e tij.
⸻
🕊️ Dhe kjo është vetëm një pikë nga deti i virtyteve dhe nderimeve që i janë bërë Profetit Muhamed ﷺ në Kuranin Famëlartë.
✍️ Përgatiti: Dr. Muhamed Safi El-Mustaghanimi
