Ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes – Ibën Kajjim el-Xhevzijje

Më të lexuarat

Ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes

Jeta juaj në momentin e tashëm është midis të kaluarës dhe të ardhmes. Kështu, ajo që ka kaluar mund të përmirësohet me teube (pendim), nedem (keqardhje) dhe istigfar (duke kërkuar falje ndaj All-llahut). Dhe kjo është diçka që nuk të lodh, e as që shkakton mundim, as nuk kërkon që të bëhet ndonjë punë e rëndë. Ndërsa kjo është një vepër e zemrës.

E përsa i përket të ardhmes, atëherë ajo mund të korrigjohet duke e larguar veten nga gjynahet. Dhe ky largim është vetëm lënia e një diçkaje ose çlirimi nga ajo. Kjo gjithashtu nuk është një vepër e gjymtyrëve, e cila kërkon nga ju të mundoheni apo të rraskapiteni. Kjo është një vendim i qëndrueshëm dhe një qëllim i zemrës, e cila do t’i japë rehati trupit, zemrës dhe mendimeve tuaja.

Kështu pra, sa i përket asaj çfarë ka kaluar, ajo mund të fshihet me pendesë. Kurse sa i përket të ardhmes, atëherë fshijeni atë me një qëndrim të vendosur dhe qëllim. Asnjëra nga këto nuk ju çon në ndonjë vështirësi ose ndonjë lodhje të gjymtyrëve.

Pastaj, qëllimi juaj duhet të drejtohet tek jeta juaj e tashme – koha midis dy kohëve. Nëse e humb atë, atëherë ju keni humbur mundësinë për të qenë nga fatlumët dhe të shpëtuarit. Nëse ju kujdeseni për këtë duke i fshirë dy kohërat; atë që është para dhe atë që vjen pas kësaj ashtu siç thamë, atëherë ju do të jeni të suksesshmit dhe do arrini shpërblimin e përgjithmonshëm.

Megjithatë, të kujdesurit për këtë kohë është shumë më e rëndë sesa për atë që vjen përpara dhe se për kohën pas kësaj kohe. Ruajtja në këtë kohë përfshin të përmbajturit asaj që është më e dobishme dhe fitimprurëse për veten tuaj dhe që do të sjellë sukses dhe mirëqenie.


Imam Ibën Kajjim el-Xhevzijje Marrë nga: el-Fevaid f. 151-152

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit