10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

E re nga Kurti: Kisha në Serbi, parti!

Më të lexuarat

Albini solli dhe një fakt-argument të ri kundër Asosacionit

Kryeministri i Kosovës ka komentuar për herë të parë situatën politike në Serbi, madje duke përfshirë dhe Kishën e saj.

“Nuk ka pluralizëm në Serbi. Ju keni një parti. Ajo parti është edhe shtet. Dhe ai shtet është kishë. Ajo kishë është parti. Nuk ka pluralizëm atje…”, tha i pari i qeverisë së Kosovës në një intervistë për kroaten Vecernji List.

Ai tha se “Kosova ka vullnet dhe interes për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, por që sipas tij kjo varet nga ndryshimi i qasjes serbe.

 “Varet nëse Serbia është e gatshme dhe se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për ta ndryshuar qasjen e saj dhe vetveten”, komentoi Kurti.

Ai theksoi se njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes.

“Pra, marrëveshja nuk do të jetë vetëm njohje reciproke, por nuk ka marrëveshje pa njohje reciproke në fokus”, komentoi Albin Kurti.

I pyetur se pse qeveria e Kosovës e kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, Kurti tha se ajo synon hegjemonizmin e Serbisë dhe solli si kujtesë përvojën boshnjake.

“Beogradi ka qenë gjithmonë i zemëruar. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë u bashkuan në asociacionin e tyre. Më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë. Ata kishin një kushtetutë më 28 shkurt 1992 dhe më në fund morën njohjen ndërkombëtare më 14 dhjetor 1995 në Dejton. Ai dëshiron të përsërisë Bosnjën në Kosovë”, tha Kurti, referuar Vuçiçit.

Ai shtoi dhe një fakt që vjen si argument, atë që asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar që Asociacioni nuk është formuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit