Ky çetnik serb është bashkuar me ushtrinë izraelite për të marrë pjesë në gjenocidin e palestinezëve në Gaza.
Çetnikët kanë qenë milicë ultra-nacionalist serb të cilat kanë kryer krime të tmerrshme lufte kundër myslimanëve në Ballkan gjatë viteve 1940 dhe 1990.
Kjo marrëdhënie mes Izraelit dhe Serbisë daton që nga vitet 1990. Izraeli jo vetëm që u furnizoi ato me armë dhe municione, por shumë izraelitë u vullnetarizuan në forcat serbe gjatë agresionit ndaj Kosovës. Mossad-i raportohet se ka armatosur dhe financuar grupe serbe.
Gjatë gjenocidit aktual izraelit në Gaza, Serbia eksportoi armë dhe municione me vlerë mbi 7.3 milionë euro në Izrael vetëm në korrik, duke sjellë vlerën totale të eksporteve serbe të armëve në Izrael gjatë 2024 në 23.1 milionë euro.
Nuk është çudi që çetnikët serbë po vullnetarizohen në ushtrinë izraelite dhe po marrin pjesë në masakrën e palestinezëve dhe në krime lufte.
Konteksti historik:
Çetnikët ishin grupe paraushtarake serbe që luftuan për “Serbinë e Madhe” dhe kryenë masakra sistematike kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.
Lidhjet Serbi-Izrael u thelluan gjatë luftrave në Jugosllavi, ku Izraeli mbështeti politikisht dhe ushtarakisht regjimin e Slobodan Miloseviçit.
Kontributi i Serbisë në armatimin e Izraelit sot është një vazhdimësi e kësaj aleance.
Burimi: DOAM England
