22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ushtarët izraelitë intervenuan në protestat në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Ushtarët izraelitë, kanë intervenuar ndaj protestave të palestinezëve të organizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, si dhe për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për 70 vjetorin e Nakbas.

Ushtarët izraelitë intervenuan me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj një grupi të palestinezëve të cilët u mblodhën në afërsi të një pike kontrolli ushtarak Kalendiya, mes Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor.

Protestuesit palestinezë iu përgjigjën intervenimit të ushtarëve izraelitë me gur. Deri më tani nuk ka të plagosur në këtë pikë kontrolli.

Gjithashtu është bërë e ditur se ushtarët izraelitë kanë intervenuar në protestat e zhvilluara edhe në qytetet El Halil dhe Beytullahim të Bregut Perëndimor.

Presidenti i SHBA-ve më 6 dhjetor 2017 kishte njoftuar se Kudsin e njeh si “kryeqytet i Izraelit” dhe kishte urdhëruar që ambasada amerikane të zhvendoset nga Tel Aviv në Kuds. Ambasada do të zhvendoset sot pas dite në Kuds.

Ky vendim u përball me një reagim të madh në rajon, nivel ndërkombëtar dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit