99 të burgosura në burgjet e pushtimit – Mes tyre ka vajza të mitura, gra shtatzëna dhe të sëmura me kancer

Më të lexuarat

Zyra e Informimit për të Burgosurit:

▪️Aktualisht, rreth 99 të burgosura palestineze mbahen në burgun e Damunit, i cili është shndërruar në një vend ku vuajtjet njerëzore ndërthuren me format më të rënda të shkeljeve.

▪️Në një nga dhomat e burgut të Damunit, tre të burgosura shtatzëna presin lindjen e fëmijëve të tyre larg familjeve. Ato janë: Emine Shaher Et-Tavil, Dana Anad Xhude dhe Menar Ibrahim Karaxhe.

▪️Në vend që të përgatiten për të pritur foshnjat e tyre mes familjarëve, ato po i kalojnë muajt e shtatzënisë mes mureve të ftohta të burgut, nën një ankth të vazhdueshëm për fëmijët që ende nuk kanë ardhur në jetë, ndërsa u mungon kujdesi shëndetësor i domosdoshëm që i nevojitet çdo nëne dhe çdo fetusi.

▪️Në të njëjtin burg, edhe të burgosura të tjera po përballen me beteja të rënda shëndetësore. Fida Asaf po lufton me leuçeminë (kancerin e gjakut), Suhejr Zeakik vuan nga kanceri, ndërsa Abir Ude përjeton një gjendje tejet të rëndë shëndetësore pasi ka humbur 25% të ezofagut dhe pjesë të zorrëve. Ajo vuan nga të vjella të përsëritura me gjak, ndërsa ekzaminimi i fundit mjekësor ka zbuluar tre masa (tumore) në stomakun e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit