10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

URIM bashkëkombasve të krishterë! – Nga hoxhë Altin Plumbi

Më të lexuarat

URIM bashkëkombasve të krishterë!

Bashkëkombasve tanë të krishterë, që Zoti i gjithësisë, Zoti që ka krijuar Mesinë dhe nënën e tij të çiltër, Zoti që ka krijuar Muhamedin dhe të gjithë profetët, Zoti që i dërgoi profetët si përcjellës dhe mësues të së vërtetës, Zoti që i krijoi ata dhe të gjithë njerëzit si vdekatarë, Zoti që është Një i vetëm dhe i pashoq, Zoti që nuk ka lindur dikënd dhe as është i lindur e që askush nuk është i barabartë me Të, Zoti që është i Gjalli dhe që nuk vdes kurrë, e lus që t’ju udhëzojë në fenë e drejtë e të pranuar islame, feja e nënshtrimit para një Zoti të vetëm dhe të pashoq, që ju fton në adhurimin e një Zoti të vetëm, në braktisjen e idhujve dhe kujdo tjetër që adhurohet përveç Zotit të Madh, si dhe mos urimi i krishtlindjeve nga ana e muslimanëve buron nga dhembshmëria për ju dhe nga frika dhe zemërimi i Zotit të Madh dhe të Gjithëdijshmit. Nëse mos urimi i festës suaj nga ana e muslimanëve ju zemëron, muslimanët preferojnë të mos zemërojnë Krijuesin e Gjithëdijshëm se sa të kënaqin verbërisht bashkëkombasit e tyre, si dhe urimet që ju vijnë nga vllezërit tanë muslimanë, qofshin këta edhe hoxhallarë, nuk pasqyrojnë realitetin e vërtetë të fesë islame e as të zemrave të tyre. Këto urime nuk ju sjellin asgjë nga ajo që ju dëgjoni prej tyre, përveç asaj që ju shtyjnë akoma më shumë në errësirën e idhujtarisë dhe zemërimit të Krijuesit tonë të përbashkët. As profeti ynë e as shokët e tij nuk kanë uruar në asnjë rast festa të tilla apo të ngjashme me to, edhe pse janë gjendur në situata edhe më të vështira se ne, por janë gëzuar për fitoren e bizantëve të krishterë ndaj persëve mexhusë, duke e shfaqur haptas këtë gëzim. Çfarë i pengonte ata që të uronin edhe në vitet në vijim, të krishterët dhe tjerë përveç tyre për festat që ata festonin, ndërkohë që kurani është mbushur me porosi të shumta në raportet me ithtarët e librit, jehudë dhe të krishterë? Asgjë nuk i pengonte nëse kjo do ishte prej besimit tonë islam. Mos urimi i festave nuk e prish tolerancën fetare, por përkundrazi, urimi i diçkaje të pavlefshme dhe të rrezikshme sipas besimit islam, cënon sinqeritetin e bashkëjetesës në të njëjtin vend që Zoti na bashkoi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit