15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

UNESKO shpall Varrin e Patriarkëve në Hebron objekt palestinez: “tërbohen” izraelitët

Më të lexuarat

Me anë të një rezolute, UNESCO shpalli sot monumentin Varri i Patriarkëve, në Hebron të Cisjordanisë, një objekt palestinez të trashëgimisë botërore.  Sipas BBC-së, rezoluta e shpall po ashtu objektiv si vend të rrezikuar që duhet mbrojtur.

Varri i Patriarkëve, njohur edhe si xhamia Ibrahimi, nderohet nga hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët si vendvarrimi i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

Vendvarrimi është vendi i dytë më i shenjtë për judaizmin dhe i katërti në Islam. Ka qenë një pikë konflikti për dekada me radhë, ndërsa disa qindra hebrenj janë vendosur aty në një enklavë të rrethuar nga rreth 200 mijë palestinezë që kanë jetuar gjithmonë në këtë vend.

Rezoluta, e paraqitur nga palestinezët dhe e kundërshtuar nga shteti hebre, mori 12 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim.  Në bazë të vendimit, Qyteti i Vjetër i Hebronit dhe Varri i Patriarkëve bëhen monumente palestineze, gjë që sipas palës izraelite përbën rrezik për ekzistencën e tyre.

Izraeli, që gjithmonë ka pretenduar lidhjet mijvjeçare të hebraizmit me Varrin e Patriarkëve, kishte kërkuar një votim të fshehtë të rezolutës, por kjo nuk ndodhi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit