11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Provokimi i një “Sharlie Hebdo”-je gjerman, reagon ashpër Ankaraja: ndalojeni!

Më të lexuarat

Edhe Gjermania e ka Sharlie Hebdo-në e saj. Është Philipp Ruch, një person kontravers që provokon herëpashere me punimet e tij, plot mesazhe politike e ksenefobe bashkë.

Pjesë e organizatës  “Qendra e Bukurisë Politike”, ai ka provokuar së fundi duke vendosur në një makinë pankartën me fotot e presidentit turk Recxhep Tajip Erdogan, atij rus Vladimir Putin, si dhe mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, shoqëruar me shënimin: “Dëshiron ta fitosh këtë makinë? Atëherë vrite diktaturën”.

E menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i Ankaraës, në një kohë që Turqia e Gjermania po jetojnë një stinë të acartë ma marrëdhëniesh. Ambasada e Turqisë në Berlin, u ka kërkuar autoriteve shtetërore gjermane që dhe ato të reagojnë ndaj katij akti e jo të mbyllin sytë para tij.

“Lejimi i një akti të tillë me përmbajtje dhune para Presidencës Federale nën mbrojtjen e forcave të sigurisë është gjendje e papranueshme. Është mëse e qartë se këto lloj aktesh që nxisin urrejtje dhe dhunë në një kohë sensitive kur shoqëritë duhet ta ruajnë paqen dhe vlerat e përbashkëta, nuk do t’i shërbejnë paqes”, thuhet në reagim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit