6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mozilla lëshon Firefox 14 për Android

Më të lexuarat

Më herët gjatë ditës ishte thënë se Mozilla ka lansuar versionin beta të Firefox 14 për Android, ndërsa tani është bërë e ditur se versioni i plotë i shfletuesit Firefox 14 është në dispozicion për përdoruesit.

Firefox 14 për Android sjell një numër të karakteristikave të reja për pajisjen tuaj mobile që bazohet në Android, dhe i njëjti është kompatibil për pajisjet që kanë Android 2.2 Froyo dhe versionet më të reja të sistemit operativ të Google.

Shfletuesi Mozilla Firefox sjell shfletimin më të mirë për Android, pasi që tani është optimizuar edhe për tablet, përmes shpejtësisë, përgjigjes së përkryer për ekranet e ndjeshme në prekje si dhe privatësinë e përdoruesit, e cila mundëson përdorim të sigurt të internetit.

Nëse dëshironi të dini më shumë për Firefox 14, atëherë vizitoni Google Play Store. / Telegrafi / kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit