9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqi, shkalla e papunësisë në gusht 12,1 për qind

Më të lexuarat

Numri i të papunëve të moshës 15-vjeç e lart u rrit 11.000 në nivel mujor këtë gusht në 3,9 milionë, tha TurkStat në një njoftim

Papunësia në Turqi arriti në 12,1 për qind në gusht, theksoi sot Instituti turk i Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të papunëve të moshës 15-vjeç e lart u rrit 11.000 në nivel mujor këtë gusht në 3,9 milionë, tha TurkStat në një njoftim.

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 51,2 për qind, një rënie prej 0,1 pikë përqindjeje nga korriku.

Gjatë periudhës së njëjtë, punësimi u zvogëlua me 14.000 në 28,7 milionë njerëz.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në grupmoshën 15-24 vjeç ishte 22,7 për qind me 0,1 pikë përqindje rënie në krahasim me muajin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit