6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Turpi, cilësi e bukur

Më të lexuarat

Turpi është një degë prej degëve të imanit, siç transmetohet nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj atij që i pakësohet turpi, i pakësohet edhe imani.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Turpi, vetëm të mirën ta sjellë.”

Selman Farisiu, radijall-llahu anhu, thotë: “Kur All-llahu dëshiron ta shkatërrojë një njeri, ia largon turpin, kurse kur ia largon turpin, e gjen atë të urrejtur dhe duke urrejtur.”

Një poet thotë:

Vall-llahi nuk ka të mira në një jetë / e as në dunja, po nuk pati turp,

andaj njeriu jeton mirë sa ka turp / siç qëndron druri sa e ka lëvoren

 

Kurse një tjetër thotë: Njeriun që s’ka turp dhe besë / të çveshur mes njerëzve e shoh.

 

Nga shkaqet që e dobësojnë turpin, janë:

Mosedukimi i tyre që nga fëmijëria, ngase kush rritet me mungesë të edukatës, ashtu edhe plaket. Dega sa është e njomë lakohet;

Përzierja e madhe e grave dhe burrave dhe bisedat e gjata mes tyre;

Përzierja me ato njerëz që s’kanë turp, vizita e shpeshtë e tyre, ose përcjellja e programeve të ndryshme në televizor, etj., ngase sjelljet, qofshin të mira ose të këqija, fitohen nga përzierja me njerëz;

Dalja e shpeshtë e gruas nga shtëpia, kurse All-llahu i Lartësuar thotë: “dhe rrini në shtëpitë tuaja.” (El-Ahzab: 33)

Transmeton Taberaniu me sened të mirë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Gruaja e tëra është auret (duhet mbuluar). Kur të del nga shtëpia, shejtani e shpreson devijimin e saj, andaj më afër All-llahut është kur të gjendet në shtëpinë e saj.”

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Mos e ndalni ardhjen e grave në xhami edhe pse shtëpitë e tyre janë më të mira për to.” (Ahmed dhe Ebu Davud)

Tek e fundit, dije o musliman, se prej obligimeve që burojnë nga dëshmia se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është i Dërguar i All-llahut, është besimi ndaj asaj që e tregon ai, respekti ndaj asaj që e urdhëron ai dhe largimi nga ajo që të ndalon ai.

Andaj, ki kujdes dhe mos iu kundërshto urdhrit të tij për shkak të epshit tënd, ose për shkak miqësisë sate ndaj ndokujt, ose për ndonjë shkak tjetër, ngase All-llahu i Lartësuar thotë:”Le të kujdesen ata që i kundërshtohen urdhërit të tij se mund t’i godet ndonjë sprovë ose ndonjë dënim i dhembshëm.” Nur: 63)/albislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit