Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të ndërpresë kontaktet e drejtpërdrejta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, thuhet në një raport të publikuar të enjten.
Yanir Cozin, një korrespondent i Radios Ushtarake të Izraelit, tha në një postim në llogarinë e tij në X (ish-Twitter) se Trump e mori këtë vendim pasi bashkëpunëtorë të tij të afërt i kishin thënë ministrit izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, se presidenti beson se Netanyahu po e manipulon atë.
Një zyrtar izraelit shtoi se toni i Dermer gjatë diskutimeve të fundit me figura të larta republikane për atë që Trump duhej të bënte, u pa si arrogant dhe i padobishëm.
Zyrtari tha se njerëzit përreth Trumpit i kishin thënë atij se “Netanyahu po e manipulonte”.
“Nuk ka asgjë që Trump urren më shumë sesa të portretizohet si budalla. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të ndërpresë kontaktet me Netanyahun”, shtoi zyrtari.
Cozin theksoi se dështimi i qeverisë izraelite për të paraqitur një plan konkret dhe një afat kohor për çështjet që lidhen me Iranin dhe Houthit e Jemenit ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve SHBA-Izrael.
Korrespondenti i Radios Ushtarake po ashtu vuri në dukje se qeveria e Netanyahut nuk ka ofruar një propozim konkret për Gazën.
Burimi: /AA/
