9.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Tribunali i Hagës refuzon kërkesën për shtyrjen e aktvendimit për Mlladiçin

Më të lexuarat

Avokatët e Mlladiçit, Branko Lukiç dhe Dragan Ivetiç, i kishin kërkuar Tribunalit të Hagës që aktvendimi për Mlladiçin të shtyhet për shkak të gjendjes shëndetësore

SARAJEVË (AA) – Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), në përgjigje të kërkesës së mbrojtjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska Ratko Mlladiç, i akuzuar për genocid dhe krime lufte, për të shtyrë shqiptimin aktvendimit të planifikuar për 22 nëntor, tha se raporti i fundit mjekësor ka treguar se gjendja shëndetësore e Mlladiçit është stabile, transmeton Agjencisë Anadolu (AA).

Avokatët e Mlladiçit, Branko Lukiç dhe Dragan Ivetiç, i kishin kërkuar Tribunalit të Hagës që aktvendimi për Mlladiçin të shtyhet për shkak të gjendjes shëndetësore dhe që procedura të vazhdohet atëherë kur të vërtetohet se Mlladiç është në gjendje shëndetësore për të marrë pjesë në shqiptimin e aktvendimit.

Sipas mbrojtjes, gjendja shëndetësore e Mlladiçit është përkeqësuar vazhdimisht dhe për shkak të rrezikut të ri për sulm në tru ose zemër, është e nevojshme që ai t’i nënshtrohet kurimit në spital.

Prokurori Peter McCloskey, në përgjigje të kërkesës, rikujtoi se raporti i fundit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Ratko Mlladiçit, i publikuar më 22 shtator, ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Ai deklaroi se mbrojtja ka dështuar të mbështesë pretendimet se Mlladiç nuk është i aftë për të dalë në gjyq.

“Mbrojtja nuk i ka justifikuar në asnjë mënyrë kërkesat dhe pretendimet e saj. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, ekipi i pavarur i ekspertëve mjekësorë ka monitoruar gjerësisht gjendjen shëndetësore të të akuzuarit. Raporti i tyre ka treguar se i akuzuari ka qenë në gjendje për të marrë pjesë në gjyq dhe shpalljen e aktvendimit”, thuhet në reagimin e prokurorisë së Hagës.

Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës konfirmoi gjithashtu se i akuzuari “nuk ka ndonjë problem mjekësor akut” që deri më tani nuk është trajtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit