20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tortë “Capri”

Më të lexuarat

Përbërësit:
• 7 lugë arra të grira
• 6 vezë
• 6 lugë sheqer
• 4 lugë miell
• 50 gr biskota të grira
• 50 gr lajthi të grira
• 250 gr gjalpë
• 125 gr sheqer pluhur
• 1 lugë kakao
• 4 vezë
• 1 lugë vaj

Përgatitja:
Në enën për përzierje i thyejmë 6 vezët, i rrahim me mikser dhe shtojmë 6 lugë sheqer. I rrahim, derisa të shkrihet sheqeri. Vazhdojmë të përziejmë me telin e kuzhinës dhe në enë shtojmë 4 lugë miell, 1 lugë kakao, 7 lugë lajthi të grira dhe 2 lugë biskota të grira. Përziejmë, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Kallëpin për tortë e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për pendespanjë. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Ndërkohë, në enën për përzierje vëmë 250 gr gjalpë dhe 125 gr sheqer pluhur. I rrahim me mikser, derisa gjalpi fillon të shkumëzohet. I thyejmë 4 vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje. Përsëri i rrahim me mikser dhe në enën për përzierje i shtojmë lajthitë e grira.

Pendespanjën e presim në dy pjesë. Mbi copën e parë të pendespanjës vëmë nga kremi. Mbi kremin pendespanjës. Pastaj, me krem e lyejmë tërë tortën. Pjesën anësore të tortës e kalojmë me lajthi të grira.

Pjesën e sipërme të tortës e mbulojmë me bajame të pjekura dhe sheqer pluhur. /TG

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit