12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tomë Gashi tregon se çka u gjet në dhomën e burgut ku qëndroi Astrit Dehari

Më të lexuarat

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit, avokati Tomë Gashi, në emisionin “Ora e Fundit” të Klan Kosovës, ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundim, se arsyeja e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, ishte pengesa në frymëmarrje.

“Jo që ka pasur ndonjë sëmundje, siç është deklaruar, se ai ka arritur në Spitalin e Prizrenit pa shenja jetë, por falë teknologjisë dhe teknikave nga mjekësia, sot është vërtetuar se ai nuk ka përdorur asnjë lloj të drogave apo të barnave që do të ndalonin frymëmarrjen e tij”, tha Gashi.

“Ne nuk mund të themi se nga kush apo çfarë mjetesh janë përdorur në këtë rast, por duhet të presim rezultatin përfundimtar”, tha ai.
Gashi më tutje tregoi se në dhomën ku Dehari ka qëndruar janë gjetur disa mjete, të cilat janë dërguar në ekspertizë në Prishtinë.

“Janë gjetur edhe pjesë, mjete të cilat kanë qenë të mbuluara me gjak, në atë dhomë ku nuk e di nëse ato janë lejuar aty apo jo, por të gjitha këto mjete janë marrë për prova dhe do të analizohen”, tha avokati Gashi.

Ai tha se në trupin e Astrit Deharit, janë gjetur edhe disa lëndime të jashtme, të cilat do të analizohen.

“Ai ka pasur lëndime në pjesë të kokës e qafës, por sido që të jetë, ato gjëra do të zbulohen”, tha Gashi.

“Besoj që raporti i obduksionit nuk do të vonohet shumë. Krejt pyetja është aty se lëndimet a janë shkaktuar nga dikush tjetër apo vetë-shkaku? Kjo është punë e drejtësisë ligjore, për të vërtetuar shkaqet e pamundësisë së frymëmarrjes së Deharit, sepse asfiksia është shkaku kryesor i vdekjes së tij”.

“Kjo është një çështje që do ta lëmë në duar të ekspertëve”, tha avokati Gashi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit