T’i kuptojmë metodat e kriminelëve – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Suret e Kur’anit që zbritën në Mekë janë të mbushura me rrëfime për idhujtarët; ato që zbritën në Medinë, me përshkrime për ithtarët e Librit dhe për hipokritët. Në të dyja rastet, parimi është i njëjtë dhe i qëndrueshëm: zbulimi dhe sqarimi i rrugës së kriminelëve.

Por kriminelët nuk janë një kategori e pandryshueshme; ata ndryshojnë me kohën, me numrin e tyre, me formën dhe rrezikshmërinë që marrin në realitetin shoqëror. Prandaj edhe Kur’ani, në faza të ndryshme të shpalljes, i përmend në mënyra të ndryshme. Ky është thelbi i metodës reformuese që çdo njeri i drejtë duhet të ndjekë: të shpjegojë dhe të zbulojë rrugët e krimit dhe të devijimit në çdo kohë, duke i njohur fytyrat e reja që marrin të njëjtat ligësi të vjetra.

Një nga mangësitë më të dukshme të epokës sonë është se shumë prej studiuesve të shkencave të sheriatit janë larguar nga kuptimi i kësaj çështjeje madhore – nga njohja e rrugës së kriminelëve, ndonëse ajo është një temë qartësisht e kuranore, e përsëritur dhe e theksuar në shumë sure.

Për këtë arsye, një nga shenjat më të rëndësishme të rinovimit në studimin e fesë është edukimi i brezave të rinj që të njohin kriminelët e kohës së tyre, ideologjitë e tyre, dhe të marrin qëndrimin fetar të duhur ndaj tyre.

Kjo nuk është “edukatë politike”, as “lëvizëse” apo “partiake”, siç përpiqen ta quajnë disa për ta zbehur kuptimin e saj.

Jo — kjo është edukatë kuranore, edukata më e thellë dhe më themelore, sepse zbulimi i rrugës së kriminelëve është ndër temat më të përseritura dhe më të ndritura në librin e Zotit.

Prandaj, ruajuni nga ata që përpiqen ta paraqesin ndryshe, që t’ju largojnë nga një prej shtyllave më të rëndësishme të vetëdijes hyjnore dhe të reformës shoqërore.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit