The Wall Street Journal dhe The New York Times: Lufta SHBA–Iran nuk po shkon sipas planit

Më të lexuarat

Shtypi | The Wall Street Journal – The New York Times:

▪️ Lufta mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk ka ecur sipas planit. Goditja e shpejtë ushtarake u shndërrua në një konflikt të hapur ndërsa përplasja ka hyrë në javën e saj të dytë.

▪️ Administrata e presidentit Donald Trump kishte llogaritur se goditja që vrau udhëheqësin suprem iranian Ali Khamenei më 28 shkurt do të çonte ose në rrëzimin e regjimit ose në përçarje të brendshme, por deri tani asnjë nga këto skenarë nuk është realizuar.

▪️ Mojtaba Khamenei mori vendin e të atit dhe u zotua për hakmarrje, ndërsa nuk është shfaqur asnjë lëvizje e brendshme rebelimi që mund të sfidojë regjimin iranian.

▪️ Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite nuk e kanë ndaluar Iranin të vazhdojë lëshimin e raketave balistike dhe dronëve drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme, drejt Izraelit dhe qyteteve në vendet e Gjirit.

▪️ Teherani mbylli Ngushticën e Hormuzit, korridorin përmes të cilit kalon rreth 20% e tregtisë botërore të naftës dhe gazit të lëngshëm, gjë që ka rritur koston e luftës për Washingtonin dhe ekonominë globale.

▪️ Brenda Shteteve të Bashkuara, çmimet e benzinës janë rritur rreth 17% që nga fillimi i goditjeve ushtarake, ndërsa ka paralajmërime për rritje të çmimeve të ushqimeve për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe transportit.

▪️ Sistemet e mbrojtjes ajrore në vendet e Gjirit kanë arritur të rrëzojnë shumicën e raketave dhe dronëve iranianë, duke kufizuar ndikimin e sulmeve në ekonomitë e rajonit.

▪️ Raportet mediatike theksojnë se lufta që u promovua si një operacion i shpejtë po shndërrohet në një krizë më të gjerë ushtarake dhe ekonomike, e cila mund të riformësojë balancat e fuqisë në Lindjen e Mesme.

/Qasioun për Studime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit