10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Terrori: Izraeli vret fëmijë dhe shkatërron një xhami

Më të lexuarat

Terrorizmi i diskutueshëm i një konflikti ku e drejta është në anën palestineze

Aviacioni izraelit vazhdoi gjatë natës bombardimin e Rripit të Gaza-s të bllokuar, si hakmarrje ndaj Hamasit. Por ndërsa ky i fundit nuk ka dëmtuar ndonjë sinagogë, e njëjta gjë nuk ndodh me ushtrinë izraelite, kriminaliteti i së cilës shënjestron dhe objekte kulti islam.

Kështu, ushtria izraelite bombardoi xhaminë El-Emin Muhammed që ndodhet në pjesën perëndimore të Gaza-s, e cila u shkatërrua plotësisht, transmeton Anadolia.

Sipas dëshmitarëve okularë janë goditur ndërtesat e institucioneve, bankat, ndërtesat e banimit, objektet e përdorura nga grupet e armatosura palestineze, si dhe stadiumi dhe objektet fetare.

Ushtria izraelite tha se objektivat e sulmit ishin vende të përdorura nga Hamasi.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, nga pala izraelite u vranë 300 persona, ndërsa në Gaza 256 persona, nga të cilët 20 fëmijë.

Izraeli mbrëmë ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza dhe më pas është njoftuar se është ndaluar furnizimi me mallra të konsumit dhe karburant.

Pas sulmit të djeshëm të Hamasit, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulmet në Rripin e Gaza-s me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet, ndërtesat dhe ndërtesat shumëkatëshe u shkatërruan plotësisht, ku në mesin e të vrarëve kishte fëmijë.

Por kjo është mëse normale për Izraeli. Nga ana tjetër, ata që e etiketojnë Hamasin si “terrorist”, nuk thonë se sa fëmijë izraelitë janë vrarë nga ky grupim.

Pos kësaj, e drejta është nën anën palestineze, pasi më e pakta Izraeli shkel rregullisht rezolutat e OKB-së me ndërtim të paligjshëm vendbanimesh hebreje duke rrëmbyer toka palestineze, si dhe sulmon rregullisht, me dhunë apo fetarisht, xhaminë Al Aksa, vendin e tretë të shenjtë të Islamit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit