Grupimi palestinez: Armiku, një ushtri karkelacash!
Hamasi ka njoftuar se numri i izraelitëve të kapur është “shumë herë më i lartë” sesa mendon kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe se ata janë në të gjithë Rripin e Gazës.
Një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat Al-Qassam, Abu Ubayda, i tha Al-Aqsa TV se sulmi, i cili u nis për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa dhe të burgosurit palestinezë, po vazhdonte.
Duke deklaruar se Izraeli u përball me një krizë të thellë për shkak të sulmit, Ubayda pohoi se dhjetëra izraelitë u kapën dhe se “numri i të burgosurve izraelitë është shumë herë më i lartë se sa mendon Netanyahu”.
Ubayda deklaroi se të burgosurit izraelitë janë të pranishëm kudo në Rripin e Gazës dhe tha se çfarëdo që Izraeli t’i bëjë popullit të Gaza-s, e njëjta gjë do të bëhet edhe me të burgosurit izraelitë.
Duke iu referuar kërcënimeve të Netanyahut, Ubayda tha:
“A po na kërcënoni me një ushtri që ra para nesh si karkaleca, qindra prej të cilëve lanë armët dhe tanket përballë rezistencës sonë dhe ikën?”
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, nisi një sulm të gjithanshëm kundër Izraelit dje në mëngjes të quajtur “Stuhia Aksa”. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, ku grupe të armatosura hynë në vendbanimet në rajon.
Ushtria izraelite më pas njoftoi se kishte nisur sulmet në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se 256 persona humbën jetën në sulmet izraelite në Gaza dhe se 1780 u plagosën.
Mediat izraelite njoftuan se 300 izraelitë janë vrarë deri më tani nga sulmet e krahut të armatosur të Hamasit, ndërsa numri i të plagosurve në të gjithë vendin ka shkuar në 1590. /tesheshi.com/