19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Telenovelat turke më shiturat në botë, pas atyre amerikane”

Më të lexuarat

Në fjalën që mbajti në një konferencë në Danimarkë nga dy OJQ, Zv.ministri i Kulturës dhe Turizmit, Hysejin Jajman tha se serialet më të shitura në botë pas Shteteve të Bashkuara (ShBA) janë serialet turke.

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Hysejin Jajman (Hüseyin Yayman) tha se serialet më të shitura në botë pas Shteteve të Bashkuara (ShBA) janë serialet turke.

Jajman mbajti një fjalim në konferencën e “Anadolli, Djepi i Feve, Gjuhëve dhe Qytetërimeve”, organizuar nga dega e Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Danimarkë dhe zyra përfaqësuese e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD) në Danimarkë.

Hysejin Jajman tha se ata do të bëjnë shumë më tepër punë në fushën e kulturës dhe artit si ministri.

Duke nënvizuar faktin se serialet me tematikë historike do të ndiqen më shumë në të ardhmen Zv.ministri i Kulturës dhe Turizmit Jajman tha: “Serialet turke janë shumë të rëndësishme, edhe në aspektin e mësimit të turqishtes, por edhe për rrëfimin e historisë së Turqisë në botë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit