17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Të “zemëruarit”: Mitsotakis kërkon të flasë me Erdoganin

Më të lexuarat

Kryeministrin grek bën “tërheqjen e butë” diplomatike

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se dëshiron të mbajë një kanal të hapur komunikimi me Turqinë, pavarësisht retorikës së ashpër që ka rritur tensionet mes dy fqinjëve, raporton Reuters.

Problemet mes dy anëtarëve të NATO-s u rishfaqën kohët e fundit kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Greqia duhet të ndalojë armatosjen e ishujve në detin Egje, të cilët duhet të kishin status të çmilitarizuar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Greqia hedh poshtë pretendimet e Turqisë si të pabaza dhe Mitsotakis, i cili foli nga Qipro, tha se ligji ndërkombëtar është në anën e Greqisë.

“Ne do të lëmë mënjanë çdo retorikë që devijon nga rregullat e praktikës së mirë diplomatike,” tha kryeministri grek gjatë një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades në Nikosia.

Ai shtoi se beson se kjo qasje është e saktë dhe se “do të kthejë gjithçka në ujëra më të qeta së shpejti, me kanale komunikimi gjithmonë të hapura”.

Erdogan ka pezulluar bisedimet dypalëshe për një mosmarrëveshje për shkeljen e hapësirës ajrore dhe ka akuzuar Mitsotakisin se po përpiqet të bllokojë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi, kur kryeministri grek vizitoi Uashingtonin në maj.

Reuters thotë se të dy vendet janë në konflikt për një sërë çështjesh – nga kufijtë detarë dhe të hapësirës ajrore, te burimet e mundshme të energjisë në Mesdhe dhe Qipron e ndarë etnikisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit