Allahu i Madhërishëm kështu flet për çështjen e të robëruarve
﴿وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا﴾
“Dhe ata ushqejnë të varfrin, jetimin dhe të
burgosurin, edhe pse e duan vetë ushqimin.” (Surja El-Insan, 8)
Kështu na mësoi Allahu…
që i burgosuri të mëshirohet, të ushqehet dhe t’i ruhet e drejta e tij…
Por çfarë kohe është kjo…?!
Një i burgosur i lidhur, pa mundësi të mbrojë veten, e pastaj dënohet me vdekje!
Çfarë zemrash janë këto që nuk zbuten për të dobëtin…
dhe çfarë drejtësie është kjo që ekzekuton atë që është tashmë në duart e tyre?!
Mëshira ka vdekur në shumë zemra…
derisa padrejtësia është bërë ligj dhe njerëzimi po therret pa zë!
Palestina nuk është thjesht një çështje, por një plagë në zemrën e umetit…
dhe në çdo të burgosur ka një histori durimi, një thirrje për të drejtën dhe një shpresë që nuk thyhet…
﴿وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ﴾
“Dhe do ta mësojnë ata që bënë padrejtësi se në çfarë përfundimi do të kthehen.” (Surja Esh-Shu‘ara, 227)
O Allah, liroi të burgosurit e tyre,
ndihmoji ata, dhe na bëj të shohim tek zullumqarët një ditë që ua qetëson zemrat besimtarëve.
Hejthem El-Huvejni
