14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Tajvani goditet nga një tërmet vdekjeprurës

Më të lexuarat

Si pasojë e tërmetit – që ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë ishull në të paktën 25 vjet – u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.

Qeveria tajvaneze tha se katër persona vdiqën në qarkun lindor malor të Hualienit, ku ishte epiqendra e tërmetit. Autoritetet thanë se më shumë se 50 të tjerë janë plagosur.

Të paktën 26 ndërtesa janë rrëzuar – gjysma e tyre në Hualien – dhe afër 20 persona janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë që t’i nxjerrin.

Tërmeti ndodhi rreth orës 08:00, sipas kohës lokale, të mërkurën. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se tërmeti kishte një thellësi prej 15.5 kilometrash.

Ndërkaq, autoritetet në Japoni paralajmëruan qytetarët se cunami mund të godasë pjesën jugore të Okinavës, por më pas tërhoqën këtë paralajmërim.

Paralajmërime të njëjta për cunami lëshoi edhe Filipine, duke u kërkuar banorëve pranë bregdetit që të evakuoheshin.

Autoritetet në Tajvan thanë se kanë regjistruar 25 goditje pasuese. Tërmeti është ndier është në shtete të tjera, përfshirë në Kinë.

Për shkak të dridhjeve të tokës, operatori i energjisë Taipower, tha se mbi 87.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, duke shtuar se dy centralet bërthamore të vendit nuk janë prekur nga reduktimet.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Tajvanit tha se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet prej 7.6 ballësh të Rihterit vrau afër 2.400 persoa dhe shkatërroi 50.000 ndërtesa.
REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit