15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Sylikiotis: Shteti palestinez të njihet me kufijtë e 67-s

Më të lexuarat

“Shteti palestinez tani duhet të njihet me kufijtë e vitit 1967”, ka thënë Neoklis Sylikiotis, kreu i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Marrëdhëniet me Palestinën.

ShqipVideo galeriFoto galeri
TV

Kërko

TURQIA
BALLKANI
BOTA
EKONOMIA
KULTURA DHE ARTI
SPORTI
JETA DHE SHËNDETI
SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA
MË SHUMË
Faqja Kryesore BOTA Sylikiotis: Shteti p…
Sylikiotis: Shteti palestinez të njihet me kufijtë e 67-s

“Shteti palestinez tani duhet të njihet me kufijtë e vitit 1967”, ka thënë Neoklis Sylikiotis, kreu i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Marrëdhëniet me Palestinën.

04.05.2017 ~ 06.05.2017
Sylikiotis: Shteti palestinez të njihet me kufijtë e 67-s
Sylikiotis e cilësoi si shumë të rëndësishme hartën rrugore të shpallur një ditë më parë nga Hamasi.

“Shpresoj që ky dokument të kontribuojë gjithashtu edhe në zgjidhjen e konfliktit midis lëvizjes Fatah dhe Hamasit, si dhe të lehtësojë ndërtimin e unitetit kombëtar palestinez”,- u shpreh Sylikiotis, duke shtuar se dokumenti i ri politik i Hamasit mund të ndihmojë edhe në heqjen e bllokadës që Izraeli zbaton për 11 vjet në Rripin e Gazës.

“Kjo bllokadë me pasoja tragjike dhe që prek mijëra njerëz duhet të marrë fund”,- nënvizoi ai.

“Ne si delegacion palestinez në Parlamentin Evropian (PE) themi se Shteti i Palestinës tani duhet të njihet. Nëse vendet anëtare të BE-së mbështesin opsionin me dy shtete për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez, atëherë ata duhet të njohin shtetin palestinez me kufijtë e tij të 1967-ës”, tha Sylikiotis.

Duke pranuar se vizioni i ri politik i Hamasit mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit brenda kësaj kornize, Sylikiotis tha se Evropa duhet ta detyrojë Izraelin që të ndalojë veprimtaritë e vendosjes së paligjshme në territoret e pushtuara palestineze dhe ta inkurajojë Tel-Avivin për zgjidhjen me dy shtete.

Si delegacion palestinez në Parlamentin Evropian (PE) ne mendojmë që “zgjidhja me dy shtete është në rrezik”,- tha Sylikiotis dhe i bëri apel BE-së për të “ndërmarrë veprime urgjente për një zgjidhje me dy shtete”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit