-5.6 C
Pristina
Tuesday, February 7, 2023

Sveçla reagon pas të shtënave pranë KFOR-it: Po vazhdojnë lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për të shtëna me armë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin Potok.

Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla shkroi se “lojërat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë”.

“Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet”, shkroi ai.

Ai tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se “Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet. Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, shkroi Sveçla.

Ndryshe KFOR-i ka konfirmuar mbrëmë se të shtënat me armë ndodhën pranë patrullës së tyre të cilët ishin duke monitoruar gjendjen.

“Po, mund të konfirmoj se para disa orësh KFOR-i, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër patrullës. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, bëri të ditur KFOR-i. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit