6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ndotja e ajrit, gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni

Më të lexuarat

Qeveria, rekomandim kompanive për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Shkup dhe në tre qytete të tjera për të mbrojtur qytetarët nga nivelet shumë të larta të ndotjes së ajrit, njofton AP.

Asnjë ngjarje sportive nuk është mbajtur të shtunën dhe as nuk do të mbahet për sa kohë që nivelet e ndotjes janë të larta dhe aktivitetet në natyrë janë pezulluar.

Duke filluar nga nesër, puna ndërtimore do të kufizohet në gjashtë orë, nga ora 11:00 deri në 17:00.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut u rekomandoi kompanive që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të kenë pushim, për aq kohë sa zgjat ndotja.

Ajo gjithashtu thekson se qeveria do të përgjysmojë përdorimin e automjeteve të saj dhe zyrtarët shëndetësorë duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur strehim për të pastrehët dhe për të rritur vizitat në shtëpi nga mjekët për të sëmurët kronikë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit