17.6 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

SHBA, autoritetet lokale diskriminojnë muslimanët

Më të lexuarat

Muslimanët që jetojnë në SHBA po përballen me më shumë kufizime dhe diskriminime në nivel lokal se sa më parë, sa i përket praktikimit të besimit të tyre fetar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në gazetën “New York Times”, thuhet se pas zgjedhjes së Donald Trump në detyrën e presidentit në SHBA është rritur diskriminimi dhe mostoleranca, ndërsa shtetasit muslimanë të SHBA-ve po përballen me më shumë probleme në realizimin e ritualeve të tyre fetare në vendet ku jetojnë.

Është njoftuar se disa autoritete lokale kanë penguar kërkesat e muslimanëve për ndërtimin e shkollave të edukimit islam apo xhamive, duke marrë si arsyetim ligjet lokale të ndërtimit.

Nga ana tjetër, qeveria federale ka filluar të ngre padi ndaj autoriteteve lokale duke u bazuar në ligjin e pranuar në vitin 200 nga Kongresi i cili pengon diskriminimin ndaj grupeve fetare nga autoritetet lokale duke përdorur ligjet e ndërtimit.

Megjithëse dihet që ligji i quajtur “Përdorimin i Fesë për Parcelë” është rregulluar për të mbrojtur të gjitha fetë, është vërejtur se shumica e padive të hapura së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë kanë të bëjnë me muslimanët. Nga 13 paditë e hapura në periudhën e fundit, është bërë e ditur se 11 kanë lidhje me kërkesat e muslimanëve për parcelë.

Sipas raportit të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në muajin korrik, 84 përqind e hetimeve që nuk kanë pasur të bëjnë me muslimanët janë zgjidhur pa hapur padi. Ndërkaq, hetimet në lidhje me kërkesat e muslimanëve për hapje institucionesh islame në masë të madhe kanë qenë subjekt padish.

Sekretari i ri i Drejtësisë, brengosës

Donald Trump kishte deklaruar se në krye të Departamentit të Drejtësisë do ta sjellë senatorin Jeff Sessions, i cili ka mbështetur thirrjet për ndalimin e migrantëve nga vendet muslimane.

Ende nuk dihet nëse Sessions do të vazhdojë hetimet në lidhje me kërkesat e muslimanëve për parcelë në Departamentin e Drejtësisë.

Ka shembuj nëpër SHBA

Ka shumë shembuj në SHBA ku autoritetet lokale kanë penguar kërkesat e muslimanëve për ndërtim të faltoreve.

Ish-bashkiaku i qarkut Bernards të shtetit të New Jerseyt Muhammed Ali Chaudry ka thënë se afër 70 muslimanë janë përpjekur të ndërtojnë një xhami në vendin ku kanë jetuar me vite.

Chaudry ka thënë se xhamia më e afërt është në largësi prej 25 minutash, ndërsa mugesa e një faltoreje të përhershme ka bërë që të mungojnë edhe imamë, gjë që sipas tij e ka vështirësuar ritualin fetar.

Bëhet e ditur se autoritetet në Bernard kanë refuzuar projektin e xhamisë i cili është diskutuar detalisht në 39 seanca, duke u arsyetuar me ligjet lokale të ndërtimit, si mungesa e menaxhimit të ujit të reshjeve apo pamjaftueshmëria e sigurisë.

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur padi ndaj qeverisjes lokale të Bernadrdsit me pohimin se ka shkelur ligjin federal dhe ka bërë diskriminim për shkak të përkatësisë muslimane të qytetarëve. Autoritetet e qarkut kanë mohuar akuzat dhe kanë pohuar se ligjet janë në përputhmëri të plotë me ligjet e ndërtimit.

Padia e hapur nga Departamenti i Drejtësisë, është vazhdimësi e padisë së hapur nga Chaudry muajin e kaluar. Chaudry kishte hapur padi për arsye se muslimanët e rajonit ishin përballur me fletushka anti-islame, mesazhe në rrjetet sociale dhe elemente vandalizmi.

Chaudry kishte theksuar se në kutinë postale para ndërtesës së fondacionit është shkruar “ISIS”, ekuivalenti i organizatës terroriste DEASH në gjuhën angleze, dhe se janë përballur me mostolerancë serioze. “Ky është një aktivitet i pashoq. Historikisht, asnjë faltore nuk është përballur me trajtimin me të cilin jemi përballur ne”, ishte shprehur Chaudry.

Një tjetër padi e hapur nga Departamenti i Drejtësisë ka të bëjë me pengimin e ndërtimit të një xhamia nga autoritetet e një qeverisjeje lokale në shtetin e Virginia-s në SHBA, duke marrë si justifikim ligjet e ndërtimit. Pohohet se për pengimin e ndërtimit të xhamisë është përdorur një ligj i cili paraprakisht nuk është përdorur për asnjë projekt ndërtimi.

Letër nga sekretari aktual

Sekretarja Amerikane e Drejtësisë Loretta E. Lynch, në fjalimin e mbajtur në një xhami në Virginia, tha se kohëve të fundit janë rritur ankesat se autoritetet lokale po pengojnë ndërtimin e institucioneve fetare, siç janë xhamitë dhe fondacionet.

Lynch deklaraoi se autoriteteve lokale u ka dërguar letër për respektimin e lirive fetare dhe për t’ua rikujtuar nevojën për mosshkeljen e ligjit.

Pas fitores së Republikanit Donald Trump i cili gjatë fushatës kishte përdorur retorikë që shënjestronte muslimanët, në SHBA u ngrit alarmi se fitorja e tij mund të ndikojë te shumë muslimanë që jetojnë në SHBA.

Në raportin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) nga viti 2015, ishte theksuar se incidentetet e urrejtjes ndaj muslimanëve në vend janë rritur për 67 përqind në krahasim me vitin paraprak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit