16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Sulmi ndaj cisternës: Britania e Madhe dhe SHBA-ja fajësojnë Iranin

Më të lexuarat

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë fajësuar Iranin për sulmin ndaj një cisterne nafte, duke lënë të vdekur dy persona. Të dyja vendet e kanë cilësuar sulmin shkelje të ligjit ndërkombëtar. Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar me 29 korrik.

Një shtetas britanik dhe një rumun, janë vrarë në sulm. Deklaratat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë ardhur pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se ka “të dhëna” se Irani është përgjegjës për sulmin.

Bennett ka paralajmëruar se “ne e dimë si të dërgojmë mesazh te Irani, në mënyrën tonë”, derisa Teherani i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur  të pabaza. Në një deklaratë të dielën, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se Irani duhet t’i japë fund sulmeve të tilla dhe anijet duhet të lejohen të lundrojnë lirshëm./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit