5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Eksportet e Turqisë shënojnë rekord për muajin korrik

Më të lexuarat

Duke shënuar një rritje me 10 për qind në bazë vjetore, eksportet e Turqisë arritën shifrën më të lartë të të gjitha kohërave prej 16,4 miliardë dollarësh për muajin korrik, njoftoi ministri i Tregtisë i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifra 12-mujore e eksportit deri në korrik tejkaloi shifrën 200 miliardë dollarë për herë të parë në histori dhe arriti në 210,5 miliardë dollarë, tha Mehmet Muş në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara, duke cituar të dhënat paraprake.

Importet e vendit u rritën gjithashtu me 17 për qind, për të arritur në 20,7 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë, vuri në dukje Muş.

Në periudhën janar-korrik, eksportet arritën në 121,4 miliardë dollarë, duke u rritur me 35 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Nëse krahasojmë shifrën shtatëmujore me periudhën para pandemisë (janar-korrik 2019), kjo shifër sërish përbën një rritje prej 16,4 për qind”, shtoi ministri.

Po ashtu, importet turke u rritën me 26 për qind në bazë vjetore në shtatë muajt e parë të këtij viti, për të arritur në 146,8 miliardë dollarë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit