13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Stafi i Bukoshit vazhdon punën në qeveri, pa shefin

Më të lexuarat

Tre këshilltarë, një shef kabineti, një asistente dhe një zyrtare e protokollit, që përbëjnë stafin e ish-zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, do të vazhdojnë të punojnë e të marrin paga, pavarësisht se shefi i tyre nuk është më pjesë e Qeverisë.

Ndonëse nuk dihet se kënd do ta këshillojnë dhe çka do të punojnë, ata janë paraqitur në punë edhe në ditën kur zv.kryeministri Bukoshi ka filluar “pushimin e detyruar”.

“Stafi i Bukoshit përbëhet nga tre këshilltarë, shefi i kabinetit, asistentja dhe zyrtarja e protokollit. Ne kemi qenë në punë se i kemi detyrat tona. Dhe si staf ne punojmë nën ombrellën e Zyrës së kryeministrit Hashim Thaçi, kështu qe ne do të vazhdojmë punën për të cilën edhe do të paguhemi pavarësisht se zv. kryeministri Bukoshi nuk është aty”, ka bërë me dije njëri nga anëtarët e stafit të Bukoshit, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri.

Por ai nuk ka qenë në gjendje të thoshte nëse edhe ish-zv.kryeministri Bukoshi do të paguhet./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit