12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Koncepti iPhone 5 në formë byzylyku

Më të lexuarat

Si do të ndjeheshit po që se do të kishit diçka si një ndonjë insekt ose merimangë të kapur në dorën tuaj dhe që do të funksiononte si një telefon?

Derisa mund të tingëllojë mjaft gjë e çmendur fillimisht, kjo është ajo që Frederico Ciccarese propozon për dizajnin e vet të fundit: një lloj i telefonit në formë byzylyku që do të vepronte si iPhone 5 i çastit.

Pasiqë nuk kemi ndonjë hollësi, le të spekulojmë: këmbët e metalta që vendosen përgjatë dorës suaj nuk duhet të nxehen lehtësisht dhe duhet të jenë të lehta, mbase të ndërtuara nga alumini.

Ekrani duhet të jetë i përkulshëm dhe elastik, mbase me diagonalen prej 3 inçësh ose afër saj dhe rezolucion HD. Brenda mund të jetë një procesor dybërthamësh A5X, i mjaftueshëm për të përpunuar të dhëna në një pajisje të vogël. Duhet të jetë poashtu një kamera në pjesën e përparme dhe një version i iOS 6.0 për ekranet më të vogla.

Ekziston edhe një veçori e telefonit që është paraqitur dhe hartat e reja Apple Maps. Hartat e kanjë një opsion 3D dhe duken shumë tërheqëse në këtë koncept të iPhone 5 në formë të byzylykut./pcworld.al/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit