11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Skandaloze – Obama: Marijuana, më pak e rrezikshme se alkooli

Më të lexuarat

Ndërkohë që debati mbi liberalizimin e marijuanës po zien në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Barak Obama vjen me deklarata “bombastike”.

Në një intervistë për “The New Yorker”, Obama tha se “nuk sheh ndonjë ndryshim të madh mes duhanit dhe marijuanës dhe se alkooli është më i rrezikshëm se marijuana”.
Por nga ana tjetër, Departamenti Federal i Antidrogës e klasifikon marijuanën në të njëjtën kategori rrezikshmërie me heroinën.
Deri më tani, marijuana është liberalizuar për përdorim në shtetin e Kolorados dhe shtetin e Uashingtonit. Gjithsesi, Obama tha në intervistën e tij se e kishte provuar marijuanën kur ishte më i ri dhe se nuk kishte parë ndonjë ndryshim mes saj dhe duhanit. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit