12.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

“S’ka politikanë-luftëtarë për ta mbrojtur veriun”!

Më të lexuarat

E ka vërejtur se politikanë të huaj që u mblodhën në Prishtinë për ceremonitë e përmbylljes së pavarësisë kanë folur ndërmjet rreshtave për fillimin e një procesi politik jo të favorshëm për veriun. Murat Jashari thotë se është duke u përgatitur diçka deri tash është përfolur, si: Ahtisari plus, 6-pikëshi i Ban Ki-moonit, katërpikshi i Tadicit ose një status special.

“Krejt do të varet se kur do ta gjejnë kohën e përshtatshme për ta realizuar një plan të tillë, dhe cilët do të jenë personat në Kosovë që do ta marrin këtë guxim për të vendosur për një çështje të tillë. Ende nuk ka një emër nga ata që janë përfolur, por realisht të gjithë pothuajse janë pajtuar për të ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë Jashari për “Tribuna Shqiptare”.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për politikanë-luftëtarë, të cilët fatkeqësisht nuk janë dëshmuar në proceset e fundit. Ai shton se Kosova nuk ka nevojë për patriotizëm retorik, por ka nevojë për patriotizëm kolektiv dhe praktik.

Jashari thotë se është fat i madh për Kosovën e qeverisur keq, që është gjeografikisht në Evropë.

“Po të ishin në ndonjë vend apo kontinent tjetër, vetëm një Zot e di se çfarë do të kishte ndodhur me neve”, ka thënë Jashari./tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit