3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Serbia i ka shkaktuar me miliarda euro dëme Kosovës

Më të lexuarat

Serbia llogaritet t’i ketë shkaktuar me miliarda euro dëme Kosovës, por deri tash nuk ka lëvizur asgjë drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Madje kjo nuk pritet të gjejë zgjidhje as me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Kjo për faktin se vendi mund të zgjidhë një problem të tillë të madh tek pasi të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se një gjë e tillë do të marrë kohë.
Ai ka thënë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet edhe po të tentohej që ajo të realizohej nëpërmjet Shqipërisë. Megjithatë, sipas Hotit, pa marrë parasysh sa do të zgjasë ky proces, institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapa për t’i mbledhur të gjitha faktet, në mënyrë që Kosova të jetë tërësisht e përgatitur.
E Muhamet Sadiku nga Instituti “Riinvest” që ka qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të ekonomisë në bisedat e Vjenës, thotë se Kosova ka pasur një plan të detajuar për dëmet e pësuara nga Serbia. Por, sipas tij, nga ajo kohë dëmet e shkaktuara nga Serbia janë rritur edhe më shumë nëpërmjet aktiviteteve kriminale në veri të vendit./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit