12.3 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Sivjet HIV/AIDS në Kosovë vrau një dhe preku 10 persona

Më të lexuarat

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës, 1 dhjetori, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Njësia Menaxhuese e Projektit të Fondit Global, prezantuan situatën epidemiologjike të HIV/AIDS në Kosovë.

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, në hapje të takimit me media  bëri publike moton e aktiviteteve që është ‘Duart Lartë për Parandalimin e HIV-it’. Ramadani tha se Kosova është vendi me numrin më të vogël të të prekurve me HIV/AIDS, ku gjatë vitit 2016 në Kosovë janë shënuar 10 raste, 5 me HIV dhe 5 me AIDS, dhe vetëm një rast ka përfunduar me vdekje.

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se Kosova është një ndër vendet që ka arritur ta të ketë numrin më të vogël të të prekurve me këtë virus, transmeton kp. Megjithatë, ai tha se kjo nuk është arsye që të mos punohet më shumë në parandalimin dhe vetëdijesimin e njerëzve ndaj kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Shefi i zyrës së OBSh-së, Skënder Syla, tha se ende në Kosovë mbetet problem mungesa e diagnostikimit me këto sëmundje.

 

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës (HIV/AIDS), 1 dhjetori, është njëri nga aktivitetet më të mëdha në botë, pasi miliona njerëz në mbarë botën përballen me këtë sëmundje që njihet edhe si “murtaja e bardhë” që ende nuk ka gjetur shërimin final, duke bërë që mijëra njerëz të vdesin./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit