9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Siria, Opozita: Duam armë nga SHBA dhe jo ushqime

Më të lexuarat

Siria ka nevojë për armë nga Shtetet e Bashkuara dhe jo për ushqime dhe fasho”, ka thënë kreu i kryengritësve sirianë, Salim Idrisi për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Ai tha se luftëtarët e tij kanë nevojë për raketa, anti-tanke dhe anti-avionë për të ndaluar asgjësimin e popullit sirian nga forcat e Presidentit Bashar al-Assad. “Ndihma humanitare që Shtetet e Bashkuara duan t’u dërgojnë kryengritësve nuk do t’i çojnë ata më pranë fitores” tha Salim Idrisi.
Washingtoni deklaroi këtë javë se do t’u dërgojë për herë të parë drejtpërdrejtë edhe 60 milionë dollarë ndihmë ushtarake jo vdekjeprurëse rebelëve, gjithashtu dhe disa vende të Bashkimit Europianë pritet të bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërsa Rusia, që për një kohë të gjatë ka qenë aleate e Sirisë, tha se ndihma nuk do të ndihmojë që t’i jepet fund luftës civile 2 vjeçare dhe se kjo do të inkurajojë ekstremistët që të kërkojnë pushtet.
Shtëpia e Bardhë ka raportuar se Presidenti Barack Obama, telefonoi Presidentin rus, Vladimir Putin, të premten për të diskutuar për Sirinë dhe çështje të tjera./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit