18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Siri, rrezik nga sëmundja Leishmanioza

Më të lexuarat

IDLIB (AA) – Kushtet të pa shëndetshme të jetesës, rritja joproporcionale e popullsisë për shkak të migrimeve dhe pellgjet e hapura, kanë shkaktuar që të shënojë rritje sëmundja Leishmanioza në provincën Idlib të Sirisë.

Rritja e pakontrolluar e popullsisë me strehimin e dhjetëra mijërave personave në Idlib të cilët kanë ikur nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit ose janë evakuar, mosdhënia e shërbimeve shëndetësore parandaluese për shkak të luftës së brendshme, kanë shkaktuar rritjen e shpejt të kësaj sëmundje e cila transmetohet përmes mushkonjave të vogla të quajtura Phlebotomus.

Sëmundja më së shumti haset në qytezën Ermenez të Idlibit. Numri i të sëmurëve që kanë vizituar qendrën shëndetësore në Ermenez në një muaj të fundit ka arritur në 800 persona.

Kryetari i Kuvendit Lokal të Ermenez, Hasan Serdani, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se kanë mangësi serioze në shërbimet shëndetësore parandaluese. “Për shkak të luftës dëmtimi i sistemeve të kanalizimit dhe pellgjeve të hapura shkaktuar rritjen e sëmundjes. Kemi bërë thirrje ndaj shoqatave të ndihmës, por nuk morëm përgjigje për të zgjidhur problemin”, tha Serdani.

Ai duke theksuar se ekipet vullnetare me mundësi të kufizuara në qytezë kanë filluar punimet për trajtim, tha se “Në qytezë nuk gjendet një ekip i veçantë mjekësor”.

Ndërsa Nafi Çakal infermier në qendrën shëndetësore të vetme në qytezë, tha se në javë rreth 200 të sëmurë janë duke aplikuar në qendër. Ai i bëri thirrje organizatave për ndihma që t’i spërkasin shtëpitë, rrugët dhe vendet ku hidhen plehrat.

“Dy fëmijët e mi u shpëtuan nga kjo sëmundje. Dy fëmijë tjerë janë duke vazhduar trajtimin. Sëmundja po përhapet në mënyrë të tmerrshme. Duhet të bëhet fushatë për mirëmbajtje, pastrim dhe dezinfektim para se të përhapet edhe më shumë”, tha Hasan Rahhal i cili ai vetë dhe 4 fëmijët janë prekur nga sëmundja Leishmanioza.

Një banor tjetër, Ebu Ahmed, tha se 3 fëmijët dhe bashkëshortja e tij janë ndër të prekurit nga sëmundja.

– Leishmanioza

Sëmundja e cila mund të haset në zonat të caktuara klimatike dhe më së shumti në Detin Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, shkaktohet nga një parazit e quajtur “Leishmania tropica”.

Mikrobi i infektuar nga mushkonja Phlebotomus, përhapet në rajonet me probleme higjienike dhe të pastërtisë. Me përhapjen e virusit në trup paraziti shkakton puçërr, në vendin ku ka pickuar mushkonja formon një njollë rozë, e cila më pas zmadhohet dhe shndërrohet në plagë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit