16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Patriarku i Rusisë vizitë në Shqipëri

Më të lexuarat

TIRANË (AA) – Ka mbërritur për një vizitë treditore në Shqipëri, patriarku i Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill, i cili do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i shoqëruar nga klerikë të tjerë, pritën Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Më pas vijoi pritja zyrtare në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, ku u mbajt dhe një meshë për nder të patriarkut Kirill.

Pjesë e ceremonisë së pritjes ishin edhe besimtarë ortodoksë të Shqipërisë, si dhe klerikë.

Aktivitetet dhe ceremonitë për vizitën e Kirril do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të jepet edhe një shfaqje festive në Tiranë në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse.

Me rastin e vizitës së patriarkut Kirill në katedralen “Ngjallja e Krishtit” ishin mbledhur qytetarë dhe besimtarë të shumtë.

Ndërkohë për mbarëvajtjen e ceremonisë së pritjes, Policia e Shqipërisë kishte ndërmarrë një sërë masash sigurie.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, patriarku rus Kirill do të zhvillojë takime të hënën me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin, Edi Rama.

Kirill do të vizitojë edhe Manastirin e Shën Vlashit Durrës. Kjo është vizita e parë në Shqipëri e patriarkut të Rusisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit