4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Siri: Më në fund arrijnë ndihmat në Yarmouk të Damaskut

Më të lexuarat

Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar, dërgesat e para me ndihmat humanitare hyjnë në kampin e rrethuar të palestinezëve, Yarmouk në Damask.

Rreth 20 mijë palestinezë jetojnë në këtë kamp, të zhvendosur që prej konfliktit të 1970 dhe më vonë. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë si mjekësore si ushqimore që prej muajit korrik, madje duke shtuar se dhjetra persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e urisë apo mungesë së barnave mjekësore.

Kampi ndodhet në zonat periferike të Damaskut, aty ku luftimet mes forca kryengritëse dhe ushtrisë kriminale të Bashar al-Assad kanë qenë të ashpra.

Për momentin nuk është e qartë sasia e ndihmave që kanë hyrë në kamp. Pavarësisht thirrjeve, organizatat humanitare dhe aktivistët e tyre nuk janë lejuar të hyjnë në këtë kamp, herë prej forcave të Assad herë për shkak të rrezikut të madh prej luftimeve.

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit